E vërteta e lidhjes me modelin turk dhe dasma fantazmë, shoqërueset e Big Mamës në natën e fundit të beqarisë i nxjerrin sekretin

  • G.G /
  • 07 June 2021 - 10:15
E vërteta e lidhjes me modelin turk dhe dasma fantazmë, shoqërueset e Big Mamës në natën e fundit të beqarisë i nxjerrin sekretin

Këngëtarja Besiana Kasami, e njohur me emrin e artit Big Mama, i ka habitur të gjithë me postimin e fundit në “Instagram”, ku u shfaq e veshur me fustan të bardhë, vello, kurorë dhe e rrethuar me mikesha.

Siç tregon Big Mama, ajo ka festuar natën e fundit të beqarisë, edhe pse nuk e dinim fare që këngëtarja qenka në një lidhje serioze, që paska kaluar deri në martesë.

Sigurisht, pas këtij lajmi kanë vërshuar urimet e miqve e kolegëve, të cilët i shkruajnë këngëtares të trashëgohet. E ndërkohë që miqtë prisnin të shihnin dhëndrin, del e vërteta e këtyre fotove nga festa e beqarisë. Nisur nga fotot ku shihej duke festuar me mikeshat e saj në festën e beqarisë dhe ku shkruante: “Nata e fundit e beqarisë”, zbardhet e vërteta.

Big Mama është prej kohësh në një lidhje dashurie, por ka preferuar ta mbajë larg medias, dhe të mos flasë asnjëherë publikisht për partnerin e saj. Por shoqërueset e saj në festën e beqarisë kanë zbuluar se nuk bëhet fjalë për një festë beqarie të vërtetë.

Këto pamje janë pjesë e klipit më i ri nga Big Mama dhe kënga do të titullohet “Kanagjeqi”. Ky projekt muzikor vjen në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe do jetë një dedikim për babain e saj të ndjerë, për raportin “baba-vajzë”.

Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, ku tregoi se i ati ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj. E përlotur, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait të saj, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me Sabri Fejzullahun.

“Ka qenë mbështetja ime më e fortë dhe pse më ka thënë jo, jo, por ka dashur të jetë perfekt. Po të mos ishte babai, nuk do të kisha sukses. Momenti i fundit më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt. Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. Më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur!”, tha Big Mama.

Kujtojmë që në lidhje me jetën private, para dy vitesh u fol për të dashurin e saj, modelin turk Serhat Kaynarpinar. Në tetor të 2019-ës, ajo e prezantoi të dashurin e saj të ri, edhe pse gjithmonë ka qenë e rezervuar lidhur me jetën e saj personale.

Të pakta kanë qenë rastet kur ajo ka treguar diçka nga jeta e saj private, por ky ishte rasti që nuk deshi ta mbante sekret. Në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja publikoi foto me partnerin e ri, një model turk. Ai quhet Serhat Kaynarpinar.

“Këto ditë të ftofta do ju sjell pak dashuri”, shkruante këngëtarja krahas fotove romantike buzë detit. Në maj të vitit të kaluar, Big Mama mori pjesë në “Netët e Klipit Shqiptar” me këngën “Akoma Të Du (Remake)”.

35-vjeçarja nga Tetova që këndon pop, Besjana Kasami, e njohur me emrin artistik Big Mama, që në moshën 7-vjeçare ka filluar të këndojë në klubin muzikor “Klubi i fëmijëve të lumtur”. Më pas ka vijuar shkollën fillore dhe të mesme të muzikës në Tetovë dhe në të njëjtën kohë ka qenë aktive nëpër festivale të fëmijëve, ku do të përmendim festivalin “Bletëzat”, ‘97, pastaj festivalin “Bilbilat këndojnë” e shumë të tjerë.

Po ashtu, ka qenë valltare në ansamblin “Zeladin Zeqiri” në Tetovë për dhjetë vite me rradhë. Më vonë, në vitin 2001 ishte debutuese në festivalin “Nota Fest” dhe për 3 vjet radhazi mori pjesë në këtë festival derisa fitoi vendin e parë, për të vazhduar karrierën me shumë këngë e klipe.

(Kosova Sot Online)