Në destinacionin luksoz, Gent Fatali “arratiset” me motrën e Loredanës

  • G.G /
  • 07 June 2021 - 10:19
Në destinacionin luksoz, Gent Fatali “arratiset” me motrën e Loredanës

Këngëtari Gent Fatali ka zgjedhur Dubain për disa ditë pushime me të dashurën e tij, Rozafën, e cila për ata që nuk e dinë është motra e reperes Loredana.

Çifti është i rezervuar dhe i kursejnë fotot së bashku në rrjetet sociale, megjithatë secili ka postuar foto nga i njëjti vend, në rrjetin social “Instagram”.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, artisti festoi edhe ditëlindjen e tij bashkë me Rozafën. Ndërkohë, kohët e fundit, këngëtari nuk ka publikuar këngë të re, por mbetet për t’u parë çfarë ka rezervuar për këtë sezon veror.

(Kosova Sot Online)