“Jemi ndarë me Sarën, ma punuan mbrapa krahëve…” Atdhe Xheravina vendos të flas mbi të vërtetat

  • G.G /
  • 07 June 2021 - 12:19
“Jemi ndarë me Sarën, ma punuan mbrapa krahëve…” Atdhe Xheravina vendos të flas mbi të vërtetat

Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xheravina, është njëri nga personat që përflitet më së shumti edhe pas daljes së tij nga emisioni.

Ai bashkë me Sara Malaj dolën çift nga emisioni i dashurisë, por romanca e tyre mbaroi para pak ditësh, kur kjo e fundit hodhi thumba të vazhdueshme në InstaStory.

Kurse Atdheu si duket vendosi që sot t’i flasë të vërtetat, përmes një postimi në InstaStory ku tregoi se ndarja me Sarën ishte e vërtetë, po ashtu ai nxori të vërtetat edhe për disa ish-konkurrent të “Përputhen”, që sipas tij e quanin  “vëlla”.

“Sqarim per publikun, se me kan ardhe shume mesazhe, ndjese per vonesen, po kam pas disa probleme personale, sic e keni pa e keni kuptu edhe vet ndarjen ta quajm se ishim në njohje e siper me Saren, po eshte e vertete, faleminderit te gjithe ju qe na mbeshtetet, dhe vazhdoni te na mbeshtesni, mirenjohes per ju gjithe jeten.”

“Po ashtu me kete do tju them qe i kam cu vizen disa personave qe me quanin vella, dhe ta punojne mbrapa kraheve disa here, po e kam bo nje sy qorr, po u mbush kupa”. Ishin disa nga fjalët e Atdheut në postimin e fundit që ai hodhi në InstaStory.

Kur Atdheu përmend fjalën “vëlla”,  nuk ka se ku të na shkojë mendja tjetër, përveç dy ish-konkurrentëve të tjerë, Andi Artani dhe Elvisi me të cilët ai shoqërohej kudo.

E që përfundimisht u mësua se ai që sipas Atdheut ia punoi prapa krahëve, është pikërisht Andi Artani, me të cilin kishte kaluar shumë kohë së bashku, sepse po ta shihni me kujdes imazhin e fundit, ku ai etiketoi personat që gëzohet se i ka njohur nga Për’puthen, vetëm Andi nuk figuron në këto etiketime.

Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të dy, por koha do t’i tregojë të gjitha, ashtu siç tha edhe Atdheu në një imazh tjetër me po të njëjtin mbishkrim.

(Kosova Sot Online)