Pas humbjes së madhe, Trim Jetullahu kthehet në rrjete sociale dhe prek me mesazhin e tij

  • G.G /
  • 07 June 2021 - 14:15
Pas humbjes së madhe, Trim Jetullahu kthehet në rrjete sociale dhe prek me mesazhin e tij

Në muajin mars, këngëtari Trim Jetullahu humbi njeriun e tij më të dashur, babain. Nazmi Jetullahu ndërroi jetë në mes të muajit mars dhe këtë lajm e  bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram.

Trimi ndau lajmin e hidhur pasi publikoi një foto të babait të tij të ndjerë.

“Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan)”, shkroi Trimi.

Më pas ai ndau një foto me të atin dhe i bëri një dedikim shumë prekës.

“Ahh bab shumë e kafen e llafin e kena bo bashkë. Të kom pas shokun ma të mirë të jetës, shpejt më le vet… Krenar që jam djali yt. Shihemi në botën tjetër Naxi jem”, shkroi këngëtari i njohur.

Pas ndarjes nga jeta të babait, Trimi vendosi të shkëputej edhe nga rrjetet sociale dhe muzika. Por teksa kanë kaluar 3 muaj nga kjo humbje e madhe, ai është rikthyer sërish në Instagram.

“Po, u riktheva. Por nuk do të harroj kurrë. Gjithçka e bëj për ty”, shkruan Trim Jetullahu në një postim në Instastory.

Ai gjithashtu ka publikuar një foto të tij dhe përkrah saj ka shkruar:

”Jeta nuk bëhet me e lehtë, thjesht bëhesh më i fortë”.

(Kosova Sot Online)