Ka mall për të? Kim Kardashian kujton momentin më të rëndësishëm nga martesa me Kanye West

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 09:15
Ka mall për të? Kim Kardashian kujton momentin më të rëndësishëm nga martesa me Kanye West

Në muajin shkurt, Kim Kardashian plotësoi kërkesën për divorc nga Kanye West, duke i dhënë fund përgjithmonë martesës së tyre 7-vjeçare. Që nga ajo kohë, Instagram-i i Kim Kardashian ka ndryshuar shumë, pasi ajo shfaqet më shpesh me familjarët e saj dhe fëmijët.

Në fakt, që nga muaji shkurt, Kim ka shpërndarë jo më pak se 30 foto të fëmijëve të saj në Instagram, një ndryshim i dukshëm që nga divorci me Kanye, i cili preferonte që të vegjlit të qëndron larg rrjeteve sociale. Dhe mbrëmjen e djeshme, Kim vazhdoi me këtë temë, duke publikuar një foto të vjetër shumë të ëmbël me 4 vogëlushët e saj, North, saint, Chicago dhe Psalm.

Por interesant është fakti se kjo foto është bërë në ditën që Kim rinovoi betimet e martesës më Kanye, gati 5 vite pas kurorëzimit të dashurisë. Në atë kohë, dyshja e mbajtën të fshehtë këtë gjë dhe vetëm një pjesë e shkurtër u publikua në spektaklin “Keeping Up With The Kardashins”.

Nuk e dimë nëse Kim është bërë nostalgjike dhe ka publikuar këtë foto, por e sigurt është që është një nga imazhet më të bukura të publikuara në llogarinë e saj.

Kujtojmë se para disa ditësh, Kim foli për herë të parë në lidhje me divorcin nga Kanye.

”Thjesht sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh. Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë”, u shpreh Kim në një episod të “KUWTK”.

(Kosova Sot Online)