Angela Martini ka një dedikim të veçantë për ditëlindjen e vjehrrës

  • G.G /
  • 09 qershor 2021 - 09:47
Angela Martini ka një dedikim të veçantë për ditëlindjen e vjehrrës

Prej 2 vitesh Angela Martini është e martuar me Dragos Savoulescu. Martesa e tyre erdhi krejt papritur e po ashtu nuk ishte fare e zakonshme nga ato që jemi mësuar të shohim. Në vend të fustanit të bardhë Angela veshi një të zi dhe pavarësisht se gjithçka u bë shumë shpejt martesa e tyre ka shkuar për mrekulli.

Madje, Dragos pak kohë më parë pati edhe probleme me drejtësinë, por kjo ngjarje e forcoi akoma më shumë lidhjen e tyre. Marrëdhëniet e tyre familjare janë shumë të forta dhe këtë na e kanë treguar herë pas here.

Së fundmi, Angela ka publikuar një imazh të vjehrrës së saj krahas së cilës i ka uruar ditëlindjen.

“Urime ditëlindjen vjehrra ime e mrekullueshme. Jam me fat që të kam”, ka shkruar modelja.

Para pak kohësh, Angela ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët i kanë kërkuar çelësin e suksesit në një lidhje dashurie.

“Dashuri e vërtetë dhe shumë seks”, ka shkruar Angela.

Në fakt këto janë dy elementët bazë në një marrëdhënie, madje për Angela-n duket se janë faktorët kyç për ecurinë e saj. Kujtojmë se lidhja e Angela Martinit me Dragos ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike dhe në jo pak raste modelja është përfolur për shtatzëni.

Rasti më i fundit ishte gjatë verës së vitit që lamë pas, kur fansat nisën të aludonin se Angela ishte shtatzënë për shkak të një fotografie. Mirëpo më vonë rezultoi se këto pretendime nuk ishin të vërteta dhe Angela nuk është bërë ende nënë.

(Kosova Sot Online)