Katër muaj pas divorcit, Kim Kardashian i shpreh publikisht dashurinë Kanye West me rastin e ditëlindjes së tij

  • G.G /
  • 09 June 2021 - 09:58
Katër muaj pas divorcit, Kim Kardashian i shpreh publikisht dashurinë Kanye West me rastin e ditëlindjes së tij

Divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West bëri xhiron e botës, por mesa duket dashuria dhe respekti kanë mbetur ende mes tyre.

Me rastin e ditëlindjes së ish-bashkëshortit të saj, Kim postoi një foto të të dyve krah tre fëmijëve në llogarinë e saj në Instagram, raporton “The Mirror”.

Mirëpo, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” nuk u mjaftua me kaq. Ajo i dedikoi disa fjalë ish-partnerit: “Urime ditëlindjen, të dua përjetë“.

Edhe Khloe e ka uruar ish-kunatin me një foto të tij dhe Kim, së bashku me Khloe-n dhe Tristan.

“Gëzuar ditëlindjen vëllait tim përjetë! Uroj të kesh ditëlindjen më të mirë Ye! Të dërgoj dashuri dhe bekime të pafundme”,- shkroi motra e Kim.

Çifti u martua në një ceremoni ëndrrash në Itali, në vitin 2014, dhe janë prindër të katër fëmijëve: vajzës North, e cila lindi në 2013-ën, djalit Saint, vajzës Chicago dhe djalit Psalm, i cili erdhi në jetë në 2019-ën.

Kardashian dhe West thuhet se kanë jetuar të ndarë prej disa kohësh. Në shkurt, Kim njoftoi se kishte bërë kërkesë për divorc, duke përmendur si arsye “dallimet e papajtueshme”.

(Kosova Sot Online)