Meghan dhe Harry po përballen me akuza pas lindjes së vajzës: E përdorën për...

  • G.G /
  • 09 June 2021 - 10:14
Meghan dhe Harry po përballen me akuza pas lindjes së vajzës: E përdorën për...

Një eksperte mbretërore është shprehur se vendimi i Princit Harry dhe Meghan Markle për t’i vendosur së bijës pseudonimin e mbretëreshës, Lilibet ishte një strategji e mirëmenduar. Angela Mollard thotë se ata e bënë këtë gjë për të forcuar lidhjen me pallatin mbretëror, pavarësisht se kanë hequr dorë nga titujt mbretërorë.

“Imagjinoj se ata përdorën emrin Lilibet për të forcuar markën Sussex, për ta lidhur më shumë me pallatin,”tha ajo, duke sugjeruar që ata po e përdornin këtë emër për arsye strategjike në rast se humbnin titujt e tyre.

Mollard thotë se ata zgjodhën pseudonimin personal të mbretëreshës ndërkohë që nga pallati mbretëror kanë vendosur të ndahen.

“Është një emër personal. Është një emër që Philip padyshim e quajti Elizabet”, tha ajo.

“Por a mund ta imagjinoni nëse Mbretëresha do të kishte thënë jo, ata mund të kishin shkuar me Oprah dhe të ankoheshin. Po, ajo nuk do të na linte të përdornim atë emër”, theksoi ajo. 

(Kosova Sot Online)