Ka linja perfekte, por dikur edhe Selena Gomez ka pasur probleme me trupin e saj

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 14:37
Ka linja perfekte, por dikur edhe Selena Gomez ka pasur probleme me trupin e saj

Met Gala është një nga eventet më të rëndësishme për personazhet e famshme, ku ata mund të paraqesin më të mirën nga stili i tyre. Selena Gomez ka qenë një nga vajzat e njohura që ka shkëlqyer gjithmonë në këtë event, por në vitin 2015-të duket se ajo nuk ka qenë shumë e lumtur me veten.

Në episodin e  ri të “Vogue”, “Life in Looks”, këngëtarja rikujtoi disa nga veshjet e saj ndër vite në tapetin e kuq. Teksa ishte duke diskutuar për veshjen e saj në Met Gala 2015, Gomez zbuloi se asokohe ajo nuk ndihej fare mirë me trupin e saj.

“Unë kam shumë luhatje me peshën time. Më kujtohet atë natë specifikisht nuk ndihesha mirë me trupin tim. Çfarë ishte vërtetë e mrekullueshme ishte se unë mund të punoja me fustanin që t’i përshtatej trupit tim. Kam kaluar një kohë shumë të bukur duke i dhënë formë këtij fustani. Mendoj se ne u bëmë bashkë dhe krijuam diçka shumë të bukur dhe diçka që mua më përshtatej shumë mirë. Ky ishte një nga ato momentet kur unë mendova se nuk duhet të kem trupin e një 19-vjeçareje, sepse nuk jam”, ka treguar Selena.

Ndërsa fustanin e kuq të “Prada”, të cilin e ka veshur në American Music Awards në vitin 2016-të,e  ka cilësuar si veshjen e saj më të bukur.

“Arsyeja pse kjo është veshja ime e preferuar është sepse atë kohë bëra pak pushim nga çmenduria në të cilin jetoj. Po kujdesesha për vete dhe kjo ishte hera e parë që njerëzit mund të më shihnin pas shumë kohësh”, është shprehur Selena Gomez.

(Kosova Sot Online)