Bebe realizon linjën e saj të të brendshmeve, vjen tërheqëse në fotosesion

  • G.G /
  • 09 June 2021 - 15:44
Bebe realizon linjën e saj të të brendshmeve, vjen tërheqëse në fotosesion

Bebe realizoi linjë të të brendshmeve.

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shumë herë ka dërguar mesazhe se femrat duhet ta duajnë trupin e tyre ashtu si janë.

Madje, ajo ka pasur rast që ka kritikuar dizajnerët, të cilët e kishin refuzuar t’i bënin veshje për një event.

Së fundi, këngëtarja ka njoftuar se ka realizuar linjën e saj të të brendshmeve në bashkëpunim me “Adoreme” dhe shprehet e lumtur për këtë mundësi.

“Të brendshmet seksi janë për të gjitha ne dhe të gjitha e meritojmë të ndjehemi seksi këtë verë”, shkruan ajo.

Në imazhet ku Bebe reklamon këtë koleksion, ajo u shfaq tërheqëse e veshur me të brendshme të kuqe. 

(Kosova Sot Online)