“Humbje e madhe”, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës

  • G.G /
  • 10 June 2021 - 09:41
“Humbje e madhe”, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina, ka reaguar së fundmi në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo ka treguar miqësinë e ngushtë me të ndjerin si dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tij.

“Miku im i Dolfi shume veshtire po e kom te shkruaj per ty. Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqve. Nje humbje e madhe per ne. Kujtimi i tij do te jete ne zemrat tona. Ngushllime”, shkruan Fjolla.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.

Pista e radhës ku u ngritën dyshimet, ishte se Elezoviç mund të ishte larguar me letra false drejt SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në rrjetin kriminal. Megjithatë, do jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi krimin e rëndë.

(Kosova Sot Online)