Kanye West zyrtarisht në lidhje me ish të dashurën e Cristiano Ronaldos, kapen mat në Francë

  • G.G /
  • 10 June 2021 - 09:45
Kanye West zyrtarisht në lidhje me ish të dashurën e Cristiano Ronaldos, kapen mat në Francë

Kanye West dhe Irina Shayk kanë konfirmuar thashethemet se janë në një lidhje romantike, pasi u fotografuan në një “arratisje romantike” në Francë, vetëm pak kohë pasi reperi u ndaj nga Kim Kardashian.

44-vjeçari është parë duke shëtitur me supermodelen ruse në Provence, Francë në ditën e lindjes së tij. Mësohet se çifti po qëndrojnë në hotelin luksoz Boutique Villa La Coste, së bashku me një grup miqsh.

Reperi dhe modelja janë njohur që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Power”. 35-vjeçarja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanyes, në Paris, gjatë vitit 2012.

(Kosova Sot Online)