Nga titulli tek data e publikimit, ja ku i keni të gjitha detajet për projektin e ri muzikor të Elvanës!

  • G.G /
  • 10 June 2021 - 10:10
Nga titulli tek data e publikimit, ja ku i keni të gjitha detajet për projektin e ri muzikor të Elvanës!

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo.

Dhe mesa duket, artistja nuk ka ndërmend të ndalet pasi së fundmi ka njoftuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Loti” dhe fansat po mendojnë se Elvana po sjell një baladë.

Ajo ka ndarë në Instagram një sekuencë nga klipi i këngës, ku dhe ka zbuluar se publikimi i saj është më afër seç pritej, nesër në orën 23:59.  Epo jo më kot ajo është goca e surprizave.

Më herët, ajo publikoi albumin më të ri “Çelu”. Në fillim këngëtarja e talentuar kishte menduar që albumin ta publikonte më 3 shkurt, ditën e saj të lindjes, por për shkak të situatës së vështirë krijuar nga pandemia, Elvana nuk mundi ta sillte “Çelu” në atë datë.

Më pas u shty për më 8 mars, ditën e grave, por sërish “Çelu” nuk ishte gati. Edhe pse nuk ishte vendosur rastësisht të lançohej në atë datë.

E ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, Elvana Gjata ka treguar se dëshironte ta sillte më 8 mars, për t’ia dedikuar të gjithë femrave shqiptare.

(Kosova Sot Online)