Për t’u pasur zili! Vetëm një muaj pas lindjes së Zenit, mami Tuna duket në super formë!

  • G.G /
  • 10 June 2021 - 10:14
Për t’u pasur zili! Vetëm një muaj pas lindjes së Zenit, mami Tuna duket në super formë!

Para 1 muaji, Tuna i surprizoi të gjithë, teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të dytë. Ajo publikoi në Instagram foto të saj nga materniteti, të shkrepura gjatë lindjes së fëmijës. Këngëtarja zbuloi se u bekua sërish me një djalë, që e ka pagëzuar me emrin Zen.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna në postimin e saj.

Ditën e sotme, vogëlushi feston njëmujorin e lindjes dhe nuk kishin si të mungonin disa foto mjaft të ëmbla nga Tuna, e cila duket në super formë. Ajo ka ndarë disa momente me dy djemtë e saj, krahas së cilave ka shkruar:

“Një muaj më parë lindi dashuria e cila nuk pushon së rrituri …
Gëzuar muajin e 1-rë të lindjes, Zen”

Kujtojmë se menjëherë pas zbulimit të lajmit reagoi dhe Patrisi, i cili tregoi se ai është babai i fëmijës së dytë të Tunës. Ndjekësit filluan të kishin aludime për këtë fakt, sepse Tuna nuk e ka përfshirë në asnjë postim Patrisin pas lindjes për shkak të ndarjes së tyre që nuk ka qenë aspak miqësore.

“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, shkroi Patrisi në ditën që Tuna dha lajmin e madh.

(Kosova Sot Online)