Majk largohet nga “Babastars”? Ky postim i Getoar Selimit i tregon të gjitha

  • G.G /
  • 10 June 2021 - 14:56
Majk largohet nga “Babastars”? Ky postim i Getoar Selimit i tregon të gjitha

Pas gati 1 viti pritje, Ledri Vula dhe Majk publikuan bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Kënga e dy reperëve mban titullin ‘Marr” dhe u prit mjaft mirë nga fansat e tyre, që e cilësojnë këtë projekt si hitin e verës. Mirëpo pikërisht kjo këngë u bë shkak që të lindin dyshimet se Majk ishte larguar nga labeli “Babastars”, në të cilin është pjesë prej shumë vitesh.

Kënga e dy reperëve u publikua në kanalin e Majk në Youtube dhe jo të labelit në fjalë, ndaj shumë nisën të dyshonin se ai mund të ishte larguar nga “Babastars”. Çdo këngë e Majk përfshirë edhe bashkëpunimet me artistë të tjerë deri më sot është publikuar në kanalin e labelit. Për këtë shkak të gjithë menduan se ai mund të ishte shkëputur nga “Babastars” për të ndjekur karrierën si artist i vetëm.

Por Getoar Selimi, i cili është themelues i “Babastars” i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet. Ai ka publikuar në Instagram-in e tij këngën më të re të Majk dhe Ledrit duke treguar se i mbështet plotësisht. Gjithashtu reperi la të kuptohet se Ledri Vula ka rregulluar marrëdhëniet me labelin dhe mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje.

Kjo ishte hera e parë që Majk dhe Ledri bashkuan forcat me njëri-tjetrin pas largimit të Vulës nga “Babastars”.

(Kosova Sot Online)