'Më fal nga zemra', Gjira bëhet pishman i kërkon falje publikisht Melindës

  • G.G /
  • 10 June 2021 - 15:51
'Më fal nga zemra', Gjira bëhet pishman i kërkon falje publikisht Melindës

Këngëtarja i ka kërkuar falje për deklaratat e saj javë më parë.

Gjira Kajtazi, përmes dy postimeve në rrjete sociale ka shprehur kërkim faljen për Melinda Ademin.

Rikujtojmë se, Gjira e kritikoi publikisht këngëtaren për paraqitjen e saj në videoklip e cila ishte shfaqur provokuese dhe kjo gjë nuk ka qenë e mirë sipas saj sepse nuk ka vetëm një muaj që Melinda Ademit i ka ndërruar jetë nëna.

Gjira, shkroi nuk ka shumë ditë që i ka vdekë nëna dridhet n’tanga ndërsa sot ajo ka zgjedhur t’i bëjë një kërkim falje publike Melindës.

Ajo shkroi se nuk ka qenë qëllimi i saj ta lëndoi këngëtaren apo ta ofendoi dhe i vjen keq që e ka marrë të drejtën t’i përzihet në jetën personale. “Më fal nga zemra”, përfundon Gjira.

(Kosova Sot Online)