Kourtney Kardashian zbulon arsyen e ndarjes nga Scott Disick

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 16:04
Kourtney Kardashian zbulon arsyen e ndarjes nga Scott Disick

Ekipi i “Keeping Up With The Kardashians” ka realizuar së fundmi një intervistë me Andy Cohern. Ndër të tjera, motrat e këtij reality show treguan se u lodhën shumë nga spektakli dhe ndaj vendosën që pas 20 vitesh t’i jepnin fund.

Një ndër temat që u përfol ishte edhe lidhja e Kourtney Kardashian me Scott Disick, e cila përfundoi në vitin 2015.

“A mendon se lidhja juaj do të kishte përfunduar ndryshe nëse nuk do të kishte zbuluar shumë prej saj?”, pyeti Cohen 42 vjeçaren.

“Me siguri, por mendoj se abuzimi me substancat ishte pika ku u prish gjithë marrëveshja”, u shpreh Kourtney.

“Isha shumë i papërgjegjshëm”, u shpreh Disick, duke konfirmuar se ishte pikërisht ku veprim i tij arsyeja kryesore e ndarjes.

Scott, 38 vjeç, është momentalisht në një lidhje dashurie me modelen, Amelia Hamlin, 19 vjeç, me të cilën u fotografua para dy ditësh dorë për dore në Malibu.

(Kosova Sot Online)