Dafina Zeqiri në pushime me DJ Geek, ka hallin e njëjtë si të shumë femrave

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 09:04
Dafina Zeqiri në pushime me DJ Geek, ka hallin e njëjtë si të shumë femrave

Dafina ka nisur pushimet me partnerin.

Para se t’iu rikthehet koncerteve pas pauzës së gjatë që kishte për shkak të pandemisë, Dafina Zeqiri udhëtoi për pushime.

Ajo dhe partneri i saj, DJ Geek, zgjodhën që të udhëtojnë drejt Turqisë, ndërsa sollën fotografitë e para nga ai vend.

Këngëtarja postoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, të cilat i kishte realizuar DJ Geek dhe tregoi një ‘hall’ që e kanë edhe shumë femra.

“Kur mendon se ai po shkrep një foto të keqe (siç bën zakonisht) por pastaj i shfleton”, shkruan Dafina, e cila shprehej e befasuar nga fotografitë që ia bëri i dashuri.

Në mbrëmje, ata shijuan daljen jashtë së bashku, teksa po relaksoheshin me disa ëmbëlsira, ndërsa Dafina i bëri dedikim dashurie DJ Geek.

“Të dua!”, shkruan ajo, teksa e filmon partnerin në tavolinë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DAFINA ZE? (@dafina.zeqiri)

(Kosova Sot Online)