Getinjo nuk i ndal thumbat për ish-in dhe bën një tjetër deklaratë të çuditshme

  • G.G /
  • 11 June 2021 - 09:51
Getinjo nuk i ndal thumbat për ish-in dhe bën një tjetër deklaratë të çuditshme

Getinjo di gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen e mediave dhe të bëjë deklaratë të forta që i habisin të gjithë. Reperi shqiptar së fundmi ka bërë disa deklarata të çuditshme dhe ka zbuluar një detaj nga jeta e tij që ne nuk e dinim.

Fillimisht ai ju ka bërë thirrje isha-ve të tij që ta bllokojnë në rrjete sociale, ndryshe do t’ju shkruajë të gjithave. Por më vonë ai ka shkruar se është në një lidhje, por nuk e dimë ta themi me siguri nëse është e vërtetë, apo e ka thënë thjesht për të mërzitur dikë.

“Ish-a bomani block se ju shkuj krejtve sonte. Harrova që jom në lidhje”, shkruan Getinjo në postimet e tij.

Po ashtu para disa ditësh, reperi hodhi disa kunja për një person, që duket se ka pasur lidhje me të.

“Zemër mfal që si kom 60 vjet… Mfal edhe që se kom barkun e vjerrt… Edhe mfal që se kom babën milioner, se ta kisha pas ishe dal me bab tem”, shkroi Getinjo në disa postime.

Kujtojmë se para pak javësh, Getinjo rrëfeu një histori shumë prekëse nga adoleshenca e tij. Reperi rrëfeu për se para disa vitesh kishte dashuruar një vajzë, të cilën e kishte lënë shtatzënë dhe ajo vendosi të largohej nga reperi e ta abortonte fëmijën. Ai tregoi se pikërisht në këtë histori është bazuar për këngën e tij “Ajo”.

(Kosova Sot Online)