Ju kishte munguar? Beatrix Ramosaj u rikthye fuqishëm në muzikë

  • G.G /
  • 12 June 2021 - 10:32
Ju kishte munguar? Beatrix Ramosaj u rikthye fuqishëm në muzikë

Pas një pauze të gjatë në muzikë, Beatrix Ramosaj është rikthyer më fuqishëm se kurrë.

Këngëtarja ka publikuar videoklipin më të ri muzikor me titull “By my side”. Për tekstin e këngës u kujdes Ja Shayla, melodinë e bëri Beatrix dhe Ja Shayla, kurse beatin e bëri Layird Music.

Vetëm para pak ditësh ajo shënoi një tjetër sukses të madh në karrierë. Artistja fitoi dy çmime në “Netët e Klipit Shqiptar”, “Interpretimi më i mirë femër” dhe “Regjia më e mirë”. Pikërisht me fotot më të bukura nga ky moment, para pak ditësh Beatrixi ka shkruar dy fjalë për rastin e ditëlindjes së saj.

“Sot është 27-vjetori im i lindjes! Rritem një vit më shumë dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse për dhuratën e jetës. Mendoj se kam mësuar kuptimin e vërtetë ose versionin tim të kërcimit në shi”, shkruan Beatrix.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Ramosaj u kthye me një këngë të re pas 3 vitesh shkëputjeje nga muzika. Mirëpo, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte prania e Eugent Bushpepës në videoklip. Ose më saktë skenat e nxehta mes tyre. Fillimisht nga fotot e postuara prej këngëtares u mendua se ata do vinin në bashkëpunim.

Por, jo! Rezultoi se Genti vetëm kishte kompozuar këngën dhe sigurisht ishte protagonist në klip. Më pas në një postim në Instagram, Beatrixi shkruante se ky projekt do të thotë gjithçka për të teksa shkruante për këngëtarin:

Eugent Bushpepa ishte privilegj për mua të të kisha pjesë të këtij krijimi që për mua do të thotë shumë. Pjesëmarrja jote në të do te jetë një nga kujtimet më të bukura për mua.

https://www.youtube.com/watch?v=7mfDG9Fs_sU&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)