“Gjysh, por dukesh në të njëjtën moshë me mua”, mos i humbni fjalët e Ledrit në ditëlindjen e të atit

  • G.G /
  • 12 June 2021 - 12:56
“Gjysh, por dukesh në të njëjtën moshë me mua”, mos i humbni fjalët e Ledrit në ditëlindjen e të atit

Sot, babai i reperit shumë të dashur për publikun shqiptar, Ledri Vulës, feston ditëlindjen.

Agroni ka marrë urimet e para dhe më të ngrohta nga familjarët, partnerja e tij Xheraldina dhe i biri, Ledri.

Ky i fundit ndau në InstaStory një foto me babain, ndërsa krahas saj i shkruan këto fjalë:

“Urime ditëlindjen bab! U bone gjysh e po dokesh në të njëjtën gjeneratë me mu. Të dua”

Rikujtojmë se pas shumë kohësh pritje, më në fund Ledri Vula dhe Majk sollën bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Marr”. Kënga është shumë ritmike dhe padyshim që shumë shpejt do të kthehet në një hit veror.

Kjo është hera e parë që dy reperët bashkojnë forcat me njëri-tjetrin pas largimit të Ledrit nga “Babastars”.

Kujtojmë se më 22 qershor të vitit të kaluar Ledri Vula, në një intervistë për NIN, tha se atë verë do vinte me disa bashkëpunime, siç janë Mc Kresha, Capital T, Lumi B, Dafina si edhe Majk.

E teksa bashkëpunimet e para u publikuan dhe shkaktuan goxha impakt, kënga me Majk ende nuk u publikua dhe nga artistët nuk kishte asnjë lajmërim. Madje, Ledri tha në intervistë se kënga kishte përfunduar dhe duhej të realizonin vetëm klipin.

Mirëpo, media raportoi se çunat e kishin lënë për një moment të dytë publikimin e këngës dhe më në fund ai çast erdhi.

https://www.youtube.com/watch?v=P4Q7U4YN8pk&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)