Selena Gomez flet hapur, zbulon çfarë i shkaktoi problemet me shëndetin mendor

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 11:47
Selena Gomez flet hapur, zbulon çfarë i shkaktoi problemet me shëndetin mendor

Selena Gomez ka folur shpesh për problemet e saj me shëndetin mendor dhe sot ka zbuluar cila ka qenë arsyeja që ka ndikuar më shumë në këtë pjesë. Artistja ka rrëfyer se ‘standardet e pamundura të bukurisë’ kanë pasur një ndikim shumë negativ në shëndetin e saj mendor.

“Shoqëria na tregon vazhdimisht se ne nuk jemi mjaftueshëm, kështu që unë desha të krijoja një brand për të sfiduar dhe eliminuar presionin, për të ndryshuar bisedën. Qëllimi im me Rare Beauty ishte që të thyeja këto standarde të pavërteta të bukurisë. Pashë nga eksperienca ime personale se si këto standarde të pamundura bukurie kishin një efekt në shëndetin tim mendor dhe njoh shumë njerëz që janë ndjerë në të njëjtën mënyrë”, është shprehur Selena.

Ajo ka treguar se në pushimet e herë pas hershme nga rrjetet sociale ishin një zgjidhje shumë e shëndetshme për këtë problem të sajin.

“Tek Rare Beauty ne bëjmë detox social në fundjavë, duke e inkurajuar komunitetin tonë që të heqë dorë nga rrjetet sociale gjatë fundjavës”, është shprehur Selena.

Selena Gomez ka pasur çrregullime bipolariteti dhe për të ndryshuar sadopak mënyrën e jetesës vendosi të ndiqte hapat e Rihanna-s, duke lançuar një linjë me produktet e saj të bukurisë, të quajur “Rare”, bazuar në albumin e saj të tretë.

Image


(Kosova Sot Online)