Brenda rezidencës 18 milionë dollarëshe ku u ribashkuan J.Lo dhe Ben Affleck

  • G.G /
  • 14 qershor 2021 - 09:40
Brenda rezidencës 18 milionë dollarëshe ku u ribashkuan J.Lo dhe Ben Affleck

Që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë bashkë për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Ato u janë ribashkuan sërish në një rezidencë luksoze në Miami.

Në po të njëjtin vend, çifti që ishin në dy vite në lidhje deri më 2004, thuhet që të kenë filluar sërish romancën.

Shtëpia ku ata kanë zgjedhur të qëndrojnë kushton rreth 18 milionë dollarë, ndërsa ka jo më pak se 11 dhoma gjumi dhe 10 banja.

Jashtë shtëpisë gjendet edhe një pishinë dhe disa karrige për të pushuar, përfshirë edhe ato për mysafirë.

Jen dhe Ben po ashtu janë fotografuar ndonëse jo së bashku, por duke dalë nga që e njëjta rezidencë.

 Para pak ditësh Ben Affleck u fotografua duke u përqafuar me Jennifer Lopez, teksa të dy dolën bashkë për një darkë romantike. Çifti u panë duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit dhe ecur bashkë drejt restorantit. Madje në disa foto Jennifer shihej duke mbështeteur kokën tek shpatullat e partnerit të ri. Të dy ata mbërritën bashkë në restorant me makinën e Affleck, ndërkohë që në sediljen mbrapa dukej se ishte ulur dhe një person i tretë.

“Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte fare turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithashtu dukej e lumur. Ben ja kaloi shumë mirë me miqtë e saj dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë ata kanë qeshur shumë dhe kaluan bukur”, ka thënë një person që ishte dëshmitar.

(Kosova Sot Online)