Janë bashkë prej muajsh, por a ka qenë në dijeni Kim për romancën e re të Kanye West me Irina Shayk?

  • G.G /
  • 14 qershor 2021 - 09:43
Janë bashkë prej muajsh, por a ka qenë në dijeni Kim për romancën e re të Kanye West me Irina Shayk?

Kanye West dhe Irina Shayk kanë qenë qenë bashkë prej muajsh dhe askush nuk ka ditur asgjë! Burime të afërta me çiftin e ri kanw treguar për TMZ se Ye dhe Irina kanë qenë së bashku për muaj, duke takuar njëri-tjetrin që në mars.

Eshtë mësuar se ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX.

Nga ana tjetër, Kim e komentoi marrëdhënien duke thënë se nuk e shqetësonte fakti që reperi e kaloi ndarjen kaq shpejt.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për “Us Weekly” se Kim e dinte për marrëdhënien e Kanye edhe para se fotografitë nga Franca të botoheshin në media.

“Kanye dhe Irina e kanë takuar njëri-tjetrin fshehurazi për disa muaj, ndërsa Kim e ka njohur atë për një kohë të gjatë. Modelja e famshme nuk e shqetëson atë, madje është e lumtur që Kanye e zgjodhi atë.

“Kim është e kënaqur me sjelljen e Irinas, pas ndërprerjes së lidhjes me Bradley Cooper në vitin 2019. Modelja më pas refuzoi të zbulojë informacione private për publikun dhe u soll shumë e pjekur. Kim nuk do të donte që ish-bashkëshorti i saj të ishte me dikë që do të tërhiqte shumë vëmendjen e medias”, ka thënë burimi.

(Kosova Sot Online)