Me këtë kombinim të Kendall Jener do dukeni e veshur saktë, bukur dhe pastër!

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 14:18
Me këtë kombinim të Kendall Jener do dukeni e veshur saktë, bukur dhe pastër!

Që pas pandemisë disa rregulla të modës ndryshuan në heshtje dhe veshjet me shumë xixa apo takat e larta u zëvendësuan me rroba edhe më të thjeshta. Nëse shumë shpejt ju pret një event apo një ditëlindje, apo një takim miqësor, ne ju tregojmë se me një palë pnatallona në ngjyrë bezhe, fare të lehta deri në fund të këmbëve e madje kombinuar me një palë sandale të sheshta do ju bëjnë të dukeni shumë bukur.

Kendall Jenner e ka sjellë këtë ‘look’ me pantallonat e firmës ‘Igor pleated cotton’ që kushtojnë plot 990$. Ngjyra e qumshtit dhe modeli i tillë pritet të jetë një ‘must’ këtë verë për ata që duan të duken veshur shtrenjtë edhe mirë. Ju thjesht hidhini dhe një sy dhe mendoni kombinimet e radhës!

(Kosova Sot Online)