Me motivet kombëtare shqiptare, Gashi paralajmëron një surprizë për të gjithë fansat!

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 12:12
Me motivet kombëtare shqiptare, Gashi paralajmëron një surprizë për të gjithë fansat!

Gashi është një nga shqiptarët më të njohura ndërkombëtarisht e dita-ditës po ngjit shkallë më të larta në karrierën e tij.

Pavarësisht të gjithave ai nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.

Së fundmi ai ka publikuar një sekuencë nga projekti i ri muzikor. Vihet re se veçantia e kësaj kënge do të janë motivet kombëtare shqiptare, e cila me shumë mundësi do të pëlqehet dhe nga shumë fansa ndërkombëtarë.

Më herët, Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

(Kosova Sot Online)