Meryl Streep në depresion kur luajti 'Djalli i veshur me Prada'

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 12:44
Meryl Streep në depresion kur luajti 'Djalli i veshur me Prada'

Koha gjatë së cilës Meryl Streep luante rolin e Miranda Priestly në “Djalli i veshur me Prada” nuk ishte aq argëtuese sa dukej.

Aktorja 71-vjeçare ndau kujtimet e saj të kohës kur xhironte dramedinë e famshme, përvjetori i 15-të i së cilës po afron. Në këtë film, përkrah saj luanin Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.

Roli i dominantes dhe të frikshmes Miranda Priestly, e detyroi të përdorte “aktrimin metodik”, një teknikë e zgjedhur nga aktorët për ta bërë performancën sa më të besueshme.

“Ishte e tmerrshme! Ndihesha e mjerë, ndërsa i dëgjoja të gjithë që shkundeshin nga të qeshurat. Isha në depresion. Ajo ishte hera e fundit që përdora teknikën metodike”, tha Streep.

(Kosova Sot Online)