Në një lidhje dashurie apo …? Enca dhe Beart Rexhepi së bashku në hotel, dalin pamjet

  • G.G /
  • 15 June 2021 - 13:46
Në një lidhje dashurie apo …? Enca dhe Beart Rexhepi së bashku në hotel, dalin pamjet

Pak ditë më parë, Enca publikoi foto nga një dhomë e hotelit në krahët e një mashkulli “misterioz”.

Dhe sot këngëtarja ka zbuluar se kush është mashkulli që e shoqëron në jug të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për konkurrentin e “Për’përthuen” nga Kosova, Beart Rexhepin.

Ajo publikoi një foto vetëm nga dhoma e hotelit e veshur me një fustan të ngushtë mbas trupit ku vendoste në pah gjoksin bombastik dhe më pas postoi një imazh të Beartit, ku shfaqet topless.

Imazhet janë bërë virale në internet ndërsa janë nxitur thashethemet se mes tyre mund të ketë nisur një romancë. Megjithatë mund të bëhet fjalë edhe vetëm për një projekt të përbashkët muzikor, kur ish-konkurrenti “Për’puthen” të shfaqet si model.

Gjatë kësaj periudhe, Enca ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale ku ka ndarë me ndjekësit foto provokuese. Këngëtarja pozoi tërësisht e zhveshur në plazhet e jugut, ku mbuloi asetet e saj e fshehur pas një guri.

(Kosova Sot Online)