U bë pjesë e kompeticionit amerikan në moshën 16-vjeçare! Mos e humbisni performancën e Melindës që mori një “Po” të madhe nga J.Lo

  • G.G /
  • 16 June 2021 - 15:43
U bë pjesë e kompeticionit amerikan në moshën 16-vjeçare! Mos e humbisni performancën e Melindës që mori një “Po” të madhe nga J.Lo

Melinda Ademi është një ndër artistet më të dashura të muzikës shqiptare, e cila brenda një kohë shumë të shkurtër arriti që të bëjë për vete publikun.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, ajo e ka nisur karrierën e saj në moshën 16-vjeçare në spektaklin e famshëm “American Idol”.

Në performacën e parë ajo performoi përballë aristëve ndërkombëtarë, ndër to edhe Jennifer Lopez, e cila i dha një PO të madhe, por fatkeqsisht nuk arriti të shkonte shumë larg, për ta provuar sërish dhe prekur gjysëm finalen.

Kujtojmë se pas një mungese të gjatë në muzikë për shkaqe personale, Melinda Ademi u rikthye sërish me një projekt të ri. Para 4 ditësh reperja publikoi këngën “Qa din ti”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Deri më tani kjo këngë numëron mbi 2 milionë klikime në “Youtube” dhe sigurisht që do të jetë pjesë e listës së hiteve të verës së këtij viti.

Mirëpo përfundmi i këngës “Qa din ti” ishte disi i çuditshëm dhe i pakuptueshëm për fansat. Në 40 sekondat e fundit gjithçka ndryshon dhe Melinda këndon diçka tjetër, që nuk lidhet me këngën e saj. Në fakt kjo ka qenë një strategji e mirëmenduar nga ana e këngëtares, sepse ajo ka dashur të japë një mesazh përmes këtij ndryshimi të habitshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=TmPwYwTiDWk&t=141s

Media ka mësuar se fundi i këngëve do të jetë i tillë për disa projekte rresht, pasi do të paralajmërojë këngën e radhës. Zinxhiri do të vazhdojë në këtë formë deri në plotësimin e krijimeve muzikore që Melinda ka në plan t’i publikojë. Shumë shpejt reperja do të sjellë edhe bashkëpunime për t’u siguruar se vera do të jetë shpërthyese.

https://www.youtube.com/watch?v=xCEJKLbr5ms&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)