Po vjen era hit! Ronela Hajati dhe reperi i njohur bashkojnë forcat, zbulohen detajet e bashkëpunimit

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 08:38
Po vjen era hit! Ronela Hajati dhe reperi i njohur bashkojnë forcat, zbulohen detajet e bashkëpunimit

Një ndër këngëtaret me të komentuara dhe të përfolura në median rozë është padyshim Ronela Hajati.

Ditë më parë, artistja publikoi këngën më të re “Aventura”, të cilën kishim kohë që e prisnim. Ronela kishte gati 1 vit që e kishte paralajmëruar publikimin e saj, por kënga u shty për më vonë për shkak të pandemisë.

Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga fansat e këngëtares, të cilët shprehen të bindur se “Aventura” do i shoqërojë kudo gjatë kësaj vere.

Së fundmi, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor të titulluar “Alo”. Artistja ka zbuluar se kënga do të publikohet në datën 20 qershor dhe do të vijë në bashkëpunim me Vig Poppën.

“20 QERSHOR- “ALO”, do të publikohet kënga e katërt e albumit tim “Rron”. Vig Poppa shume kenaqesi te punosh me ty”, shkruan ajo.

Ronela Hajati ishte e ftuar para disa ditësh me Jonida Shehun në ABC, për të folur për albumin e saj të parë “Rron” si dhe për detaje nga jeta personale.

Ronela ka zbuluar se nga këngët e albumit do të jenë bashkëpunim me dy reperë nga Kosova, përkatësisht me Vig Poppën dhe Bardhin.

“Unë albumin e kam ndarë në 2 pjesë. E para do jetë në fillim të korrikut derisa të fillojë vera tamam dhe nuk dëshiroj që gjatë gushtit të nxjerr këngë të reja, sepse dua që njerëzit të mësojnë këto prodhime që po nxjerr dhe më pas t’i shijojnë gjatë verës. Pjesa e dytë do të fillojë pas shtatorit deri në fund të vitit.

Kam dhe 3 këngë të tjera që do nxjerr, 2 prej të cilave janë bashkëpunime me reperë nga Kosova. I pari është Vig Poppa dhe i dyti është Bardhi që është një reper i ri, por është shumë i talentuar. Më pëlqejnë shumë që të dy janë emra shumë të mirë dhe që kanë talent dhe shkruajnë vetë dhe shkruajnë mirë, sepse kjo ka shumë rëndësi, që ti të marrësh një lloj ndjesie të mirë aq më tepër kur je në studio”, tha Ronela. 

(Kosova Sot Online)