Xhensila nuk ka të ndalur! Këngëtarja bashkon forcat për duet me një tjetër reper shqiptar

  • G.G /
  • 17 qershor 2021 - 10:37
Xhensila nuk ka të ndalur! Këngëtarja bashkon forcat për duet me një tjetër reper shqiptar

Këtë vit Xhensila Myrtezaj nuk ka publikuar ende asnjë projekt muzikor dhe ne po e presim me padurim rikthimin e saj. Këto momente pauze, këngëtarja duket se i ka shfrytëzuar për të bashkuar forcat me disa nga artistët më të mirë shqiptarë. Media bëri të ditur javë më parë se Xhensila do të sillte një bashkëpunim së shpejti me Majk dhe Ghetto Geasy.

Burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur se kjo këngë është finalizuar dhe është planifikuar që të publikohet gjatë muajve të verës. Mirëpo ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i Xhensilës për këtë vit!

Ditën e sotme ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë një tjetër duet. Ajo ka zgjedhur sërish një reper të famshëm për një këngë të re. Bëhet fjalë për Lumi B, i cili ka bashkëpunuar më herët me emra të tjerë shumë të famshëm të muzikës. Dyshja kanë ndarë në rrjete sociale video nga studioja muzikore, ku duket se po regjistrojnë këngën e tyre të re. Në një video që Lumi ka publikuar Xhensila shihet duke kënduar, teksa ai i afrohet ngadalë dhe e tremb. Detajet për këngën nuk dihen ende dhe ne mezi po presim të mësojmë diçka të re ditët në vazhdim.

Ndërkohë para disa javësh u mësua se Xhensila do të sjellë një duet edhe me këngëtarin, Klajdi Haruni.

Kujtojmë se bashkëpunimi i fundit që Xhensila ka sjellë ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.

(Kosova Sot Online)