Rrëfimi i pazakontë i këngëtares së njohur: Më rridhte qumshti i gjirit gjatë performancës

  • G.G /
  • 17 June 2021 - 10:44
Rrëfimi i pazakontë i këngëtares së njohur: Më rridhte qumshti i gjirit gjatë performancës

Artistes së njohur botërore Emma Bunton, vokalistja e grupit “Spice Girls” ka treguar se asaj kohë më parë kishte filluar t’i rrjedhë gjiri (laktacioni) në skenë gjatë një spektakli ku kishte performuar bashkë me grupin.

Këngëtarja ka treguar se është detyruar të largohet nga skena pasi gjiri i saj kishte filluar të rridhte dhe po depërtonte jashtë veshjes.

Kjo ngjarje ka ndodhur kur artistja ka performuar katër muaj pasi kishte sjell djalin në jetë.

Këngëtarja e hitit “Wannabe” ka thënë se ngjarja ka ndodhur vetëm katër muaj pasi ajo kishte lindur djalin e saj Beau, kur ajo po ushqente me gji.

Në një rrëfim ekskluziv për “The Sun” nga libri i saj “Mama You Got This”, ajo ka shkruar: “Kam kujtime të laktacionit mjaft gjatë, në një prej shfaqjeve të mia të para në atë turne, në STAPLES Center të LA”.

Bunton, nënë e dy fëmijëve është shprehur se ndihej e emocionuar për të gjithë këtë, duke shtuar se ajo thjesht nuk i kishte kuptuar proceset e mëdha që trupi i saj do të kalonte pas lindjes dhe, në veçanti, se si ushqyerja me gji do të kërkonte kaq shumë energji.

(Kosova Sot Online)