Pushtuan internetin brenda javës, streçet e guximshme të Rihanna-s shkaktojnë një debat të madh në rrjet

  • G.G /
  • 18 June 2021 - 09:26
Pushtuan internetin brenda javës, streçet e guximshme të Rihanna-s shkaktojnë një debat të madh në rrjet

Përveç talentit në muzikë, Rihanna njihet edhe për zgjedhjet e guximshme të veshjeve, si në tapetin e kuq, ashtu edhe tek kopertinat e revistave prestigjioze.

Por, nuk dihet nëse adhuruesit e linjës së saj të të brendshmeve “Savage X Fenty”, do të jenë po aq të guximshëm për të veshur streçet e reja të kësaj linje, që pushtuan internetin këtë javë, shkruan “CNN”.

Streçet me rripa të kryqëzuara në pjesën e të pasmeve, tregojnë më shumë se ç’duhet për një veshje të zakonshme palestre.

Në rrjetet sociale, fansat e Rihanna-s ishin të ndarë në dy grupe. Disa mendonin se streçet lejla ishin perfekte për këtë kohë, ndërsa të tjerët u shprehën disi të hutuar.

“Betohem që të famshmit harrojnë se jo të gjithë kanë një palestër në shtëpinë e tyre“, shkroi një përdoruese në “Twitter”, duke shtuar: “Kush supozohet t’i veshë ato??!“.

Në “TikTok”, disa përdorues ishin dakord me veshjen.

“A mund ta normalizojmë ekspozimin e të pasmeve?”- tha një përdoruese. “Le ta normalizojmë atë“.

Të tjerët ishin më pak entuziastë.

Për ata që e pëlqejnë stilin, “Savage X Fenty” ka një larmi streçesh që ekspozojnë shumë.

(Kosova Sot Online)