Sharon Stone ende e ruan freskinë

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 20:33
Sharon Stone ende e ruan freskinë

Sharon Stone (63) është dukur tepër e re në “Tribeca Festival”….derisa ajo ka thënë se ka fituar më pak e jo sa Michael Douglas që kishte fituar 14 milionë dollarë me Basic Instinct

Sharon Stone është dukur e re në ndarjen e çmimeve në Festivalin Tribeca që është dhënë në Neë York të enjten në mbrëmje.

Aktorja 63 vjeçare është dukur në formë të mirë derisa ka dhënë nënshkrime për fansat e saj të cilët e prisnin atë në tepihun e kuq.

Kjo vjen pasi që ajo e pranoi se ishte në falimentim e sipër pasi realizoi filmin Basic Instinct dhe se mezi kishte arritur që ta paguajë dizajnerin e fustanit të saj për t’u paraqitur në Oscars. 

Image

(Kosova Sot Online)