Në lidhje me Maluma-n apo Van Jones? Kim Kardashian vë pikat mbi “i” pas gjithë thashethemeve

  • g./g /
  • 19 June 2021 - 10:08
Në lidhje me Maluma-n apo Van Jones? Kim Kardashian vë pikat mbi “i” pas gjithë thashethemeve

Keeping Up With The Kardashians është ribashkuar sërish për herë të fundit për të treguar gjithçka që ne nuk dimë për to. Motrat e famshme janë treguar të sinqerta në ribashkimin e tyre të fundit, duke rrëfyer detaje të shumta nga jeta private që nga ndërhyrjet në fytyrë e deri tek lidhjet e  dashurisë.

Kim Kardashian ka treguar se fëmijët e saj nuk dinë asgjë për videon e saj të seksit dhe se dëshiron shumë që ata të mos e shohin kurrë.

“Është e vetmja gjë që unë do të doja të mos ekzistonte”, është shprehur Kim.

Ajo ka treguar se me kris Humphries është martuar pjesërisht për shkak të spektaklit.

“Çfarë ti më the ishte ‘Shko, do të fus unë në makinë. Askush nuk do të gjejë. Largohu dhe gjithçka do e përballoj unë. Unë mendova ‘Ok, ne po e xhirojmë këtë për një spektakël televiziv. Nëse unë largohem, do të njihem përgjithmonë si nusja që u arrtis. Do të jetë një shaka e madhe”, ka rrëfyer Kim, teksa ka kujtuar momentet me nënën e saj, Kris Jenner.

Gjithashtu ajo ka vendosur pikat mbi “i” edhe për lidhjet që është ëprfolur kohët e fundit. Kim ka mohuar të jetë në një lidhje dashurie me Van Jones apo Maluma-n. Madje ajo ka shtuar se Jones i ka dërguar mesazhe, ku i thoshte se pas këtyre thashethemve ka pasur më shumë kërkesa për takime romantike.

(Kosova Sot Online)