Pagoi 100 mijë euro për një bashkëpunim me Noizy-n? Reperi shqiptar publikon dokumentin

  • G.G /
  • 19 qershor 2021 - 13:33
Pagoi 100 mijë euro për një bashkëpunim me Noizy-n? Reperi shqiptar publikon dokumentin

Disa ditë më parë në një intervistë, reperi shqiptar nga Tetova, S4MM ka thënë se një reper shqiptar ka paguar 100 mijë euro për një bashkëpunim me Noizy-n, e që më pas përmendi edhe emrin e tij. Ai e kishte fjalën për të riun e quajtur Gent.

S4MM dhe GENT filluan përplasjet në rrjetin social “Instagram” duke publikuar fotografi të njëri-tjetrit dhe duke përgënjeshtruar deklaratat.

“Ti ke qenë gjithmonë fans i imi, a e mban mend ti në Hanover”, ka thënë Gent me një video.

“Meqë ra fjala 100 mijë euro ke pagu, 100 mijë dhe ende nuk je i famshëm, tani do të jesh i famshëm’’, iu drejtua S4MM.

Sipas S4MM, këto para Noizy ia mori Gentit për këngën vetëm në versionin audio dhe jo të publikuar me videoklip, e cila ka dy vite që është publikuar.

Pasi deklaratat e S4MM u përhapen në rrjete sociale, ka reaguar Gent duke publikuar kontratën e bërë me Noizyn dhe OTR duke vërtetuar se ka paguar 23 mijë e 760 euro dhe jo 100 mijë euro.

Më pas ai ka publikuar edhe disa foto ku ofendon S4MM dhe e krahason me një kafshë, por se S4MM ka thënë se pjesën tjetër 80 mijë euro i ka paguar ‘cash’ dhe ka qenë prezent aty.

Nga ana tjetër, nuk kemi asnjë reagim nga Noizy për këtë debat mes djemve.

(Kosova Sot Online)