Loredana nuk e ndjek modën e operacionit të gjoksit: Mundem ta bëj, por s’dua..

  • G.G /
  • 21 June 2021 - 10:08
Loredana nuk e ndjek modën e operacionit të gjoksit: Mundem ta bëj, por s’dua..

Ne vajzat shpeshherë jemi në dilemë mbi trupin dhe përherë gjejmë defekte tek vetja. “Jam e shkurtër, jam e gjatë, jam e dobët, jam e shëndoshë, e kam gjoksin e vogël, e kam gjoksin shumë të madh…” dhe lista vazhdon. Loredana është ashtu si ne, por ndihet e bekuar. Këngëtarja postoi në Instastory një foto ku tregonte trupin dhe shkroi se pasi lindi Hanën gjoksi i saj u zhduk, por ndonëse i ka kushtet monetare ajo nuk preferon të bëjë operacion.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta gjoksi më i vogël në Gjermani: pasi linda Hanën gjithçka ishte zhdukur! Por unë jam ajo që jam dhe erdha nga Zoti dhe jam kaq e bekuar! Edhe pse i kam kushtet monetare për një brustop (ndërhyrje kirurgjikale), unë jam aq e lumtur sa mund të them që gjoksi është zhdukur plotësisht, sepse unë kam Hanën”,-shkruan Loredana.

(Kosova Sot Online)