Një tjetër sukses për Taynën dhe kësaj radhe s’ka të bëjë me muzikën!

  • G.G /
  • 21 June 2021 - 10:17
Një tjetër sukses për Taynën dhe kësaj radhe s’ka të bëjë me muzikën!

Brenda një kohe shumë të shkurtër Tayna u shndërrua në reperen më të famshme brenda trojeve shqiptare dhe sot numëron miliona fansa

Mirëpo sukseset e reperes nuk përqendrohen vetëm në muzikë pasi së fundmi ajo është bërë imazh i një brandi të madh veshjesh.

Reperja ka pozuar për koleksionin veror të “DEF” në bashkëpunim me “Playboy”.

Kujtojmë se “Ti harro”, bashkëpunimi i parë mes Taynës dhe Azet rezultoi një hit i vërtetë i kësaj vere. Kjo këngë ka arritur një super sukses në një kohë shumë të shkurtër.

https://www.youtube.com/watch?v=jaQPPyuz9Qc&feature=emb_title

Mirëpo Tayna dhe Azet nuk i kanë mbyllur ende punët me njëri-tjetrin dhe së shpejti do të vijnë me një tjetër bashkëpunim. Burime për median kanë bërë të ditur se Tayna dhe Azet do të mbyllin verën në muajin gusht me një tjetër duet. Është mësuar se projekti i dytë i reperëve mban titullin “Tekila” dhe do të jetë një miks mes dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht. Paraprakisht Tayna do të publikojë dy këngë të tjera, një solo me videoklip të realizuar në Shqipëri dhe një bashkëpunim tjetër. Siç duket Tayna do të jetë kryefjala e këtij sezoni dhe kjo falë punës së saj dhe përkushtimit total në muzikë.

Ndërkohë më herët është raportuar se Tayna ka bashkuar forcat për një tjetër duet me një reper shumë të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Don Xhonin, i cili ka marrë një famë shumë të madhe në një hark kohor prej 1 viti. Dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, që ndryshe nga “Magdalena” me Florin nuk do të ketë në qendër një histori dashurie.

(Kosova Sot Online)