Adrola ndan foto nga darka romantike, a ia dhuroi lulet Capital T?

  • G.G /
  • 22 June 2021 - 10:35
Adrola ndan foto nga darka romantike, a ia dhuroi lulet Capital T?

Prej kohësh në rrjet është përfolur se Capital T është në një lidhje me Adrola Dushin.

Ata janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Mbrëmjen e djeshme Adrola ka publikuar në rrjete sociale një foto romantike gjatë një darke buzë detit, ku shihet me një buqetë me trëndafila në duar.

Modelja bukuroshe është surprizuar nga njeriu i saj i zemrës, për të cilin të gjithë janë të bindur se është Capitali.

Ndjekësit kanë shpërthyer menjëherë në komente, duke përmendur emrin e reperit dhe duke e përgëzuar për surprizën romantike.

(Kosova Sot Online)