Alex Rodriguez fotografohet nën shoqërinë e ish-partneres së Ben Affleck, pas ndarjes nga Jennifer Lopez

  • G.G /
  • 22 June 2021 - 10:51
Alex Rodriguez fotografohet nën shoqërinë e ish-partneres së Ben Affleck, pas ndarjes nga Jennifer Lopez

Pas ndarjes nga Je4nnifer Lopez, Alex Rodriguez është fotografuar nën shoqërinë e ish-partneres së Ben Affleck, Lindsay Shookus, raporton “Page Six”.

Shookus dhe Ben Affleck, i cili tashmë është në një lidhje me Jennifer Lopez, dolën bashkë nga viti 2017 deri në 2019.

Ata u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në një video të publikuar në Instagram këtë javë.

Sipas “Page Six”, Rodriguez ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Shookus.

Përfaqësuesi i Rodriguez tha se Shookus, e cila është 41 vjeç dhe 45-vjeçari, “kanë qenë miq për 15 vjet. Nuk ka asgjë më shumë mes tyre.”

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u fejuan në Bahamas në mars 2019 pas dy vitesh që ishin lidhur.

Shookus dhe Ben Affleck u ndanë në gusht të vitit 2018, megjithëse u panë bashkë në mars të vitit 2019 përpara se të ndaheshin përsëri në prill.

Është thënë se Rodriguez nuk ishte “i entuziazmuar” për Lopez, 51 vjeç, që po kalonte shumë kohë me Affleck, që është 48 vjeç, 17 vjet pasi prishën lidhjen e tyre në 2004-ën.

(Kosova Sot Online)