As Mozzik dhe as Hana, Loredana gdhend në trup një emër të veçantë!

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 14:07
As Mozzik dhe as Hana, Loredana gdhend në trup një emër të veçantë!

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit. Sa herë flitet për të vëmendja është maksimale dhe në fakt ajo u ka dhënë vetë shkak mediave që të shkruajnë për të përmes provokimeve të shpeshta që bën në rrjete sociale.

Së fundmi, Loredana ka bërë një tatuazh të ri dhe kësaj radhe ka vendosur t’ua dedikojë një shkrim atyre që qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.

Artistja ka treguar përmes një postimi në InstaStory se ka bërë në krah emrin e producentit ‘Macloud’. Kjo me shumë mundësi për shkak të punës së madhe dhe sukseseve që ka arritur falë tyre përfshirë këtu edhe producentin tjetër, Miksu.

Kujtojmë që Loredana ka një sërë tatuazhesh të tjerë duke përmendur këtu edhe emrin e vajzës së saj, Hanës.

Ditn e djeshme ajo ka publikuar një foto me bikini tërësisht pa filtra dhe pa photoshop, krahas së cilës ka dhënë një mesazh mjaft të fortë për të gjitha femrat që t’a duan trupin e tyre.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta gjoksi më i vogël në Gjermani: pasi linda Hanën gjithçka ishte zhdukur! Por unë jam ajo që jam dhe erdha nga Zoti dhe jam kaq e bekuar! Edhe pse i kam kushtet monetare për një brustop (ndëryrje kirurgjikale), unë jam aq i lumtur sa mund të them që gjoksi është zhdukur plotësisht.”

(Kosova Sot Online)