Affleck merr vendimin e papritur për lidhjen me Jennifer Lopez

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 17:44
Affleck merr vendimin e papritur për lidhjen me Jennifer Lopez

Ben Affleck  ka nisur përgatitjet për t’i propozuar Jennifer Lopez muajin e ardhshëm me rastin 52-vjetorit të saj. Një burim pranë çiftit kanë thënë se ata janë të lumtur bashkë dhe se po shikojnë për një të ardhme bashkë.

Një person i brendshëm ka thënë për revistën “Closer” se Ben do që ta kalojë lidhjen e tyre në një tjetër nivel dhe ndaj po planifikon një propozim romantik për artisten në 24 korrik. Duke qenë se Jennifer dhe Ben u ribashkuan sërish me njëri-tjetrin 17 vite pas ndarjes së parë, Lopez ka marrë edhe më herët një propozim nga aktori.

Ai i ka propozuar artistes me një unazë me diamant ngjyrë rozë 6.1 karat në vitin 2002, vetëm 2 muaj pas nisjes së lidhjes së tyre. Mirëpo çifti u ndanë 1 vit më vonë për shkak të vëmendjes së tepruar mediatike sipas tyre.

Ndërkohë burimet thonë se Ben po mendon jo vetëm t’i propozojë Jennifer-it, por edhe ta marrë në rezidencën e tij 28 milionë paund në Los Angeles. Prej kohësh në fakt përflitet se Jennifer Lopez do të largohet nga Miami për t’u zhvendosur në Los Angeles së bashku me binjakët, Max dhe Emme.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë dyshja më e përfolur në media gjatë vitit 2000, pasi u njohën me njëri-tjetrin në xhirimet e filmit “Gigli” në 2001-in. Megjithatë vetëm 1 ditë pas martesës së tyre në vitin 2003, çifti njoftuan se do të anulonin dasmën e tyre.

Në janar të 2004-s u raportua se J.Lo i kishte dhënë fund fejesës dhe vetëm 5 muaj më vonë ajo u martua me Marc Anthony.


(Kosova Sot Online)