Fjolla Morina me dedikim të veçantë për gjyshen e cila nuk jeton më

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 18:24
Fjolla Morina me dedikim të veçantë për gjyshen e cila nuk jeton më

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë më pak aktive periudhën e fundit në rrjetet sociale, për arsye të paditura.

Megjithatë, së fundmi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë një lajmërim mortor për fansat, ku ka treguar se gjyshja e saj është ndarë nga jeta.\

Përmes një shkrimi emocionues të publikuar në InstaStory dhe Facebook, Morina i ka dedikuar fjalë prekëse gjyshes së saj, e cila u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.

“Me këtë buzëqeshje do të mbajmë mend gjithë jetën! U prehsh në paqe gjyshja ime e dashur. Ditëlindjen tënde nesër do ta festojmë pak më ndryshe. Duart tona të lidhura në momentet e fundit të jetës tënde nuk do t’i harroj kurrë”, ka shkruar Morina.

Image

(Kosova Sot Online)