Fansat të bindur se lulet ia dhuroi Capital T, shpërthen Adrola: Qenie mizore…

  • G.G /
  • 23 June 2021 - 13:45
Fansat të bindur se lulet ia dhuroi Capital T, shpërthen Adrola: Qenie mizore…

Adrola Dushi është gjithmonë në vëmendjen e publikut, dhe një pjesë e jetës së saj private dashur padashur është bërë e ditur për fansat e saj.

Prej kohësh në rrjet është përfolur se ajo dhe Capital T janë në një lidhje.

Ata janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Së fundmi Adrola ka publikuar në rrjete sociale një foto romantike gjatë një darke buzë detit, ku shihet me një buqetë me trëndafila në duar.

Modelja bukuroshe është surprizuar nga njeriu i saj i zemrës, për të cilin të gjithë janë të bindur se është Capitali.

Fansat kanë shpërthyer menjëherë në komente, duke përmendur emrin e reperit dhe duke e përgëzuar për surprizën romantike.

Por si duket këto fjalë edhe lajme kanë nervozuar modelen e njohur pasi përmes një postimi ajo shkruan:

”Qentë le të lehin, karvani ecën përpara! Qenie mizore!”, përfundon Adrola duke lënë të kuptojmë se është mërzitur nga fjalët e personave.

(Kosova Sot Online)