Momenti kur Ledri ia prishi ditëlindjen Sarës
Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha festoi 29-vjetorin e saj të lindjes me një festë fantastike ku mblodhi të afërm e miq.
Ata festuan deri vonë dhe në rrjete sociale nuk munguan pamjet nga super organizimi, të cilin Sara e shijoi në maksimum.
“Mos u rrit kurrë”- ishte urimi i saj për veten, që megjithëse mbushi 29 vjeç,
Të gjitha gjërat në festën e ditëlindjes duket se i kanë shkuar mirë, përveç një momenti që përsëritet çdo vit.
Edhe kësaj here ishte Ledri ai që ia fiku Sarës qirinjtë e tortës, krahas fotos ku Ledri shkon drejt Sarës me tortë në dorë dhe fryn qirinjtë, partnerja e reperit shkruan:
“Momenti më i keq i natës, pse duhet t’i fikësh qirinjtë çdo vit? A s’mund të vazhdojë festa pa tortë dhe qirinjtë e fryrë?”- shkruan ajo.
(Kosova Sot Online)