Ghetto Geasy ka gati hitin e ri veror, gjejeni pak me kë po bashkëpunon?

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 08:39
Ghetto Geasy ka gati hitin e ri veror, gjejeni pak me kë po bashkëpunon?

Ghetto Geasy i është futur prej kohësh punës dhe ka gatuar në studio hite që ne të gjithë mezi presim t’i dëgjojmë.

Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të tij nga studio dhe mesa duket është gati për ndonjë projekt të ri muzikor ku iu ka bërë një pyetje fansave.

“Kush e gjen me kon osht feat?”, shkroi Geasy krahas postimit.

Reperi nuk dha detaje tjera për klipin përveç fotos që e cila me shumë gjasa është shkëputur nga projekti më i ri i tij.

Kujtojmë se më herët, Ermal Fejzullahu zbuloi se ka bashkuar forcat për një bashkëpunim me reperët më në zë të momentit, Ghetto Geasy dhe Majk.

Ermali tha se projekti është gati, sepse xhirimet kanë përfunduar dhe se kënga do të publikohet së shpejti. Në fakt tre artistët e mbajtën fjalën dhe kënga u publikua para disa ditësh.

Ky projekt muzikor mban titullin “Para Para” dhe fansat mezi po e prisnin sepse kishin pritshmëri të larta të bashkimit të tre emrave më të dashur në botën e muzikës, por në fakt ndodhi e kundërta.

Kënga e re u kritikua nga fansat sepse u tingëllonte shumë përsëritëse dhe e dëgjuar më herët. Gjithashtu fansat u shprehën se ata ishin lodhur duke dëgjuar këngë të njejtë për disa vite me radhë nga artistë të ndryshëm.

(Kosova Sot Online)