Nuk është më sekret! Dafina Zeqiri bashkon forcat me një ndër producentët më në zë të momentit!

  • G.G /
  • 24 June 2021 - 09:52
Nuk është më sekret! Dafina Zeqiri bashkon forcat me një ndër producentët më në zë të momentit!

Dafina Zeqiri nuk ka ndërmend të ndalet pasi shumë shpejt do të vijë me një tjetër projekt në bashkëpunim me Cricket. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë producenti i njohur përmes një postimi në “Instagram”.

“Spe mbaj mo sekret.. Shpejt vjen “Another One”, bashkë për albumin “Dafinë Moj”.

Nga ana tjetër, remixi i këngës “Pa ty’ ka rezultuar mjaft i suksesshëm, gjë që mesa duket është bërë shkak që dyshja të bashkojnë sërish forcat.

I gjithë videoklipi është xhiruar në një fushë të madhe me dy karrige të vendosura përkrah njëra-tjetrës, ku shihet ulur Dafina dhe Endrit Mumajesi i njohur si Muma.

Kujtojmë se pak javë më parë, Dafian Zeqiri solli pjesën e dytë të këngës “Vuj vuj vuj”, me titull “Japa”, e cila po kthehet në një nga këngët e preferuara dhe në TikTok. Në fakt Dafina e kishte menduar paraparakisht që kjo këngë të bëhej virale në këtë rrjet social, duke realizuar një kërcim shumë të lezetshëm, që tashmë po kopjohet nga gjithë fansat e saj.

Ndërkohë prej kohësh fansat e Dafinës po presin publikimin e plotë të albumit të saj “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka treguar se ky album është një nga projektet më të rëndësishëm të saj, sepse është shumë personal.

Në këtë album do të mësojmë shumë për jetën e saj, që deri më sot këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë. Dafina është rritur në një familje femrash, pa figurën atërore dhe jeta e saj kaqenë e mbushur me sfida. Të gjitha këto ajo ka premtuar se do t’i tregojë një më një përmes këngëve të albumit.

https://www.youtube.com/watch?v=GQ9kbfrXEAg&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)