Një foto i bëri të gjithë lëmsh, reperi shqiptar tregon si është e vërteta për lidhjen e re

  • G.G /
  • 24 June 2021 - 10:00
Një foto i bëri të gjithë lëmsh, reperi shqiptar tregon si është e vërteta për lidhjen e re

Seven Saraqi nuk është më aktiv në muzikë si dikur, por publiku sërish është kurioz kur flitet për të. Së fundmi reperi i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ai mund të ketë nisur një lidhje dashurie për shkak të disa postimeve në rrjete sociale.

Seven ka postuar në Instagram, foton e një vajze, identitetin e të cilës nuk e ka bërë të ditur, që mban në qafë një varëse me tre shtata. Reoperi nuk ka dhënë asnjë detaj, por në foto ai dukej shumë i afërt me vajzën dhe të gjithë nisën të aludonin se ai mund të ketë nisur një lidhje. Mirëpo Seven nuk ka lejuar që thashethemet të përhapen më tej dhe ka treguar si qëndron e vërteta.

Ai ka bërë një tjetër postim sqarues në Instastory ku shkruan: “Jam beqar”.

Kujtojmë se para disa ditësh, Seven Saraqui tërhoqi vëmendjen e të gjithëve  me një postim në rrjete sociale për artisten me famë botërore, Jessie J. Ai publikoi një video të Jessie J në profilin e tij në Instastory dhe përkrah shkroi:

“Mbretëresha u rikthye”.

Këtë postim e shpërndau Jessie J në profilin e saj, që do të thotë se ajo ka njohje me artistin shqiptar.

Gjithashtu ndjekësit vunë re se artistja e famshme edhe e ndiqte reperin shqiptar në Instagram.

(Kosova Sot Online)