Prej disa kohësh beqare, por Ronela Hajati e ka përzgjedhur këngën e dasmës së saj

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 13:18
Prej disa kohësh beqare, por Ronela Hajati e ka përzgjedhur këngën e dasmës së saj

Ronela Hajati është munduar gjithmonë ta mbajë private jetën e saj personale, edhe pse prej vitesh është përfolur për një lidhje me Young Zerkën.

Para disa muajsh u mësua se dyshja nuk kishin më asnjë kontakt me njëri-tjetrin, duke i bërë të gjithë të mendojnë se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

Por, ndonëse beqare, si një vajzë që i përket botës së muzikës, Ronela e ka përzgjedhur që tani këngën e dasmës së saj.

E ftuar tek “ABC e pasdites”, këngëtarja zbuloi se kënga që i ka “vjedhur” zemrën është “Is This Love”.

“Ja me këtë do martohem unë. Kur të martohem do jetë kjo kënga patjetër. Kjo është për mua kënga e dashurisë më e bukur që më pëlqen shumë, sepse pavarësisht se ka atë valsin e dasmën për të kërcyer, ajo titullohet “Is this love”. Që do të thotë në fund të ditës unë prapë do dyshoj se edhe ai që e kam ndarë mendjen për ta pasur është i duhuri”.

Gjatë disa pyetjeve të shpejta, Hajati tha se nuk është fare xheloze në një marrëdhënie.

(Kosova Sot Online)