Bes Kallaku bën “nomin”, publikon këngën që do t’ju çojë të gjithëve në këmbë

  • G.G /
  • 25 June 2021 - 10:46
Bes Kallaku bën “nomin”, publikon këngën që do t’ju çojë të gjithëve në këmbë

Aktori dhe moderatori i spektaklit të humorit “Kosherja” duket se e ka marrë seriozisht muzikën.

Vetëm pak minuta më parë, ai ka publikuar këngën më të re me titull “Nomi” në bashkëpunim me artistin Vani.

Muzika e këngës është përgatitur nga Edlir Begolli, kurse teksti është bërë nga vetë Besi në bashkëpunim me këtë të fundit. Sa i përket, videoklipit është punuar nga “MaxProduction”.

Mesa duket “Nomi” pritet të bëjë namin në të gjithë diskotekat e Shqipërisë gjatë verës. Temperaturat pritet të rriten së bashku me ritmet e muzikës.

https://www.youtube.com/watch?v=NYE_1tEeh1I&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)